Jashari refuzon Premier League – dëshiron vetëm Milanin
Pas zyrtarizimit të afrimit të Pervis Estupiñan nga Brighton për të zëvendësuar Theo Hernandez, AC Milan ka intensifikuar përpjekjet për të sjellë një tjetër emër të rëndësishëm në mesfushë: Ardon Jashari, mesfushori 22-vjeçar i Club Brugge dhe i kombëtares së Zvicrës.
Sipas raportimeve nga Gazzetta dello Sport dhe Football Italia, Milani ka bërë një ofertë prej 32 milionë euro plus 5 milionë në bonuse, por Club Brugge ka refuzuar, duke kërkuar 40 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Megjithatë, dëshira e vetë Jasharit për t’u transferuar në “San Siro” mbetet faktori kyç. Ai ka refuzuar oferta nga Manchester United, West Ham dhe Wolverhampton, duke stërvitur veçmas ekipit dhe duke munguar në ndeshjen e Superkupës së Belgjikës.
Milani ka krijuar hapësirë financiare për këtë transferim pas largimeve të Emerson Royal, Yacine Adli, Lorenzo Colombo, Ismaël Bennacer dhe Noah Okafor, ndërsa drejtuesit e klubit janë optimistë se marrëveshja do të finalizohet brenda pak ditësh.
Në rast se transferimi realizohet, Jashari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 2.4 milionë euro në sezon, duke u bërë pjesë e një mesfushe të re së bashku me Luka Modric dhe Samuele Ricci.
Flaka
















