Atletico Madrid padit UEFA-n – manipulim i pamjeve të penalltisë?
Një padi penale e ngritur nga Unioni Ndërkombëtar i Peñas i Atletico Madrid dhe Shoqata e Sinjaleve Humo ka tronditur botën e futbollit evropian. Tifozët e klubit madrilen akuzojnë UEFA-n dhe presidentin Aleksandër Ceferin për falsifikim të dyshuar dokumentesh, në lidhje me pamjet filmike të penalltisë së Julian Alvarez gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Padia është dorëzuar në Gjykatën e Instruksionit në Plaza de Castilla (Madrid), pas javësh tensioni dhe mungese transparence nga UEFA. Në qendër të kontestimit është videoja e penalltisë së Julian Alvarez, e cila sipas tifozëve është manipuluar për të justifikuar anulimin e golit pas një VAR review.
Një raport ekspertize nga Laboratori Evropian i Forenzikës Kompjuterike (LIFE) ka zbuluar anomali në metadata, mungesë të audios dhe përdorim të teknikave të klonimit vizual, duke ngritur dyshime serioze për autenticitetin e pamjeve të publikuara nga UEFA.
Të dy shoqatat kishin kërkuar versionin e plotë dhe të pamontuar të pamjeve, por përballë heshtjes institucionale, vendosën të ndërmarrin veprime ligjore. “Dinjiteti i tifozëve të Atletikos është shkelur,” thuhet në deklaratën zyrtare.
Ky veprim synon të mbrojë jo vetëm interesat e klubit, por edhe integritetin e lojës, duke kërkuar llogaridhënie dhe transparencë nga organet më të larta të futbollit evropian.
Flaka
















