Gyökeres: Arsenali është klubi i duhur për mua

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2025 22:01

Gyökeres: Arsenali është klubi i duhur për mua

Sulmuesi suedez Viktor Gyökeres ka dhënë një mesazh të zjarrtë për tifozët e Arsenalit, duke konfirmuar emocionin dhe përkushtimin e tij ndaj klubit të ri. Pas një transferimi të gjatë dhe të ndërlikuar nga Sporting CP, Gyökeres është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, me fanellën e “The Gunners”.

“Nuk mund të pres të shënoj në Emirates përpara të gjithë tifozëve tanë, me këtë fanellë dhe këtë emblemë… vërtet nuk mund të pres,” tha ai në një intervistë për mediat britanike.

Gyökeres zbuloi se vendimi për t’u bashkuar me Arsenalin ishte i natyrshëm: “Thjesht ndjeva që është klubi i duhur për mua. Ajo që dëgjova nga Mikel dhe Andrea kur fola me ta, dhe ajo që kam parë nga klubi në vitet e fundit… është diçka speciale.”

Ai kujtoi edhe përballjen me Arsenalin gjatë kohës që luante për Sporting: “Kur isha te Sporting dhe luajtëm kundër Arsenalit sezonin e kaluar, ndjeva që ishte një skuadër shumë e fortë, shumë e vështirë për ne. Kjo më bëri të zgjedh Arsenalin.”

Gyökeres pritet të mbajë fanellën me numrin 14, të trashëguar nga legjenda Thierry Henry, dhe të jetë pjesë kyçe e sulmit të Arsenalit për sezonin 2025/26.

Flaka

116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Korrik, 2025 22:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
116
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?