“Orë të tëra të bllokuar në rrugë për kalimin e Micksoskit – qytetarët presin në nxehtësi”
Qytetarët që udhëtonin në rrugën magjistrale Bitola–Resnjë, në afërsi të vendit të quajtur “Makazi”, janë përballur sot me një pritje disaorëshe në veturat e tyre, vetëm që të kalonte kortezhi i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Sipas raportimeve të publikuara nga portali InfoMax.mk, kryeministri Mickoski ishte në një vizitë zyrtare në Pustec të Republikës së Shqipërisë, ku mbajti edhe një fjalim publik.
Në kthim nga vizita, për arsye sigurie dhe bllokim të itinerarit, qytetarët janë detyruar të presin me orë të tëra në temperatura të larta, të izoluar në automjetet e tyre.
“Ishte një akt i pastër arrogance politike – të mbash qindra qytetarë të bllokuar për kalimin e një funksionari është e papranueshme,” shkruan InfoMax, duke publikuar edhe video ku shihen kolona të gjata automjetesh dhe qytetarë të revoltuar.
Vizita e Mickoskit në Pustec vjen në kohën kur shumë shqiptarë në Maqedoni kanë kritikuar qëndrimet e tij të kaluara ndaj çështjeve etnike, ndërkohë që vizita në një zonë shqiptare në Shqipëri shihet si përpjekje për të ndërtuar një imazh tjetër në skenën rajonale. Flaka
















