“VLEN as nuk di, as nuk mundet” – Taravari godet ashpër qeverinë e Mickoskit

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 10:56

“VLEN as nuk di, as nuk mundet” – Taravari godet ashpër qeverinë e Mickoskit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një takimi me aktivistë dhe mbështetës në Çegran, dërgoi mesazhe të qarta politike, duke e cilësuar situatën aktuale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si të papranueshme dhe margjinalizuese. Ai theksoi se zgjedhjet e tetorit nuk janë vetëm politike, por një referendum për dinjitetin shqiptar.

Margjinalizimi i shqiptarëve është në një intensitet të përshpejtuar, dhe VLEN as nuk di e as nuk mundet ta ndalë këtë proces”, deklaroi Taravari para të pranishmëve.

Ai e cilësoi pozitën e shqiptarëve në qeverinë aktuale të udhëhequr nga Hristijan Mickoski dhe Maksim Dimitrievski si të mjerueshme, ku sipas tij, liderët e mbetur shqiptarë janë të heshtur dhe të nënshtruar, duke pranuar çdo kërkesë të partnerëve maqedonas, vetëm për të ruajtur vendin në qeveri.

Kjo qeveri nuk është e shqiptarëve. Kjo është një qeveri ku shqiptarët janë të nënshtruar dhe të padukshëm. Ata heshtin, pranojnë gjithçka, dhe nuk përfaqësojnë askënd përveç interesit personal”, u shpreh Taravari.

Ai dërgoi edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për VMRO-DPMNE-në, duke i kujtuar se shqiptarët nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë të nënshtruar:

Historia kurrë nuk i ka njohur shqiptarët si të nënshtruar dhe kurrë nuk do të pranojnë të nënshtrohen. Tetori është afër, dita e kësaj përgjigjeje po vjen”, theksoi ai me tone të vendosura.

Taravari përfundoi duke theksuar se Maqedonia nuk është shtet vetëm i maqedonasve, por edhe i shqiptarëve, dhe këtë e dëshmojnë breza të tërë që kanë dhënë gjithçka për një shtet të përbashkët dhe të drejtë.

Zgjedhjet e tetorit janë referendum: a do të vazhdojmë të margjinalizohemi, apo do ta ndalim këtë padrejtësi historike? Ne zgjedhim dinjitetin, jo nënshtimin”, përfundoi Taravari në fjalimin e tij në Çegran. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 28 Korrik, 2025 10:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.