Guardiola: Yamal është i jashtëzakonshëm, por le ta ndjekë rrugën e tij
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me FC Barcelona dhe suksesit në Euro 2024, talenti 17-vjeçar Lamine Yamal po shihet si pasardhësi më i afërt i Lionel Messit. Por trajneri legjendar Pep Guardiola, që drejtoi Messin në periudhën më të lavdishme të karrierës së tij, ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë ata që nxitojnë me krahasime.
Në një intervistë për Héctor Izquierdo, Guardiola tha: “Mendoj se Lamine Yamal duhet të lejohet të zhvillojë karrierën e tij. Dhe pas 15 vitesh do të shohim nëse është më i mirë apo më i dobët. Fakti që krahasohet me Messin është një gjë e madhe. Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh – kjo tregon se është i mirë.”
Yamal ka shpërthyer në dy sezonet e fundit me 18 gola dhe 25 asistime, duke ndihmuar Barcelonën të arrijë deri në gjysmëfinalet e Champions League. Ai tashmë ka fituar dy tituj të La Ligës, Kupën e Mbretit, dhe ka qenë kampion Europe me Spanjën, duke shënuar golin më të bukur të turneut në finalen kundër Anglisë.
Edhe vetë Messi ka folur me entuziazëm për të: “Është mbresëlënëse ajo që po tregon Lamine Yamal… është një nga më të mirët në botë. Ka cilësi të jashtëzakonshme.”
Flaka
















