Douglas Luiz rikthehet në Continassa – Juventus kërkon zgjidhje urgjente për shitjen e tij
Mesfushori brazilian Douglas Luiz është rikthyer në qendrën stërvitore të Juventusit në Continassa, pas një mungese të paautorizuar në ditët e para të përgatitjeve parasezonale. Kjo mungesë ka shkaktuar tensione mes lojtarit dhe klubit, dhe pritet që ai të përballet me një ndëshkim financiar.
Situata mbetet e paqartë, ndërsa agjentët e Luiz do të takohen me drejtuesit e Juventusit për të diskutuar të ardhmen e tij. Klubi italian kërkon një transferim të përhershëm me vlerë rreth 40 milionë euro, për të shmangur humbjet financiare pas një sezoni zhgënjyes ku Luiz ka luajtur më pak se 900 minuta pa gola apo asistime.
Interesimi për lojtarin është i lartë, me klube si West Ham, Everton, Nottingham Forest dhe Manchester United që kanë shfaqur interes. Së fundmi, edhe Fenerbahçe nga Turqia është futur në garë, me drejtorin Devin Ozek që ka udhëtuar drejt Italisë për negociata.
Juventus duket i gatshëm të shqyrtojë edhe huazimin me detyrim blerjeje, ndërsa Jose Mourinho, trajneri i Fenerbahçes, po përpiqet ta bindë Luiz për një transferim në Stamboll, madje ka propozuar një shkëmbim me Sofyan Amrabat.
Flaka
















