BDI: Veting me mbikëqyrje ndërkombëtare për të gjithë funksionarët – Ademi: “Ky është kusht për drejtësi”

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 17:57

BDI: Veting me mbikëqyrje ndërkombëtare për të gjithë funksionarët – Ademi: “Ky është kusht për drejtësi”

Në një konferencë për media të mbajtur sot, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbër Ademi, ka theksuar edhe njëherë domosdoshmërinë e procesit të vetingut në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar si “jetik për ndërtimin e besimit në drejtësi, institucione dhe shtet”.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pandryshueshëm,” deklaroi Ademi, duke kërkuar mbështetje për propozim-ligjin e BDI-së për një veting gjithëpërfshirës me mbikëqyrje ndërkombëtare.

Në fjalimin e tij, Ademi renditi një sërë kërkesash dhe propozimesh konkrete:

  • Hetim për të gjitha partitë politike për periudhën e 33 viteve të fundit;
  • Kontroll të pasurisë për të gjithë bartësit e funksioneve publike në këtë periudhë: ministra, deputetë, kryetarë komunash, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë etj.;
  • Hetim të thelluar për procesin e privatizimit, që sipas tij “shërbeu si bazë për krijimin e oligarkëve të paprekshëm”;
  • Hetim për strukturat e sigurisë shtetërore që nga viti 1945, përfshirë OZNA, UDB, SDB, DBK, UBK dhe ANB.

“Ky nuk është vetëm një projekt politik, por kusht për drejtësi dhe për një të ardhme më të ndershme për të gjithë”, u shpreh Ademi.

Ai bëri thirrje të drejtpërdrejtë ndaj të gjitha partive që të ndjekin shembullin e BDI-së dhe të kërkojnë nga Prokuroria hetim për funksionarët e tyre:

“Nëse nuk kanë çfarë të fshehin, le ta dëshmojnë!”

Ademi nuk kurseu as kritikat për heshtjen e qeverisë aktuale:

“U bëjmë thirrje edhe atyre që janë sot në pushtet dhe që heshtin, që të kërkojnë nga kryeministri t’i bashkëngjitet menjëherë nismës sonë. Heshtja është bashkëpërgjegjësi.”

Konferenca u mbyll me një porosi të qartë:

“Sado që ka kundërshtime, vetingu do të ndodhë.”

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Korrik, 2025 17:57
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë