Luke Shaw: Synimi është titulli në Premier League

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2025 21:49

Luke Shaw: Synimi është titulli në Premier League

Manchester United vazhdon përgatitjet me intensitet të lartë në Çikago, ku të enjten në mbrëmje do të përballet me Bournemouth në kuadër të Premier League Summer Series. Trajneri Rubem Amorim po punon për të rikthyer skuadrën në nivelet më të larta pas një sezoni zhgënjyes.

Luke Shaw, një nga lojtarët më me përvojë në skuadër, ka folur për objektivat e ekipit dhe gjendjen e tij personale:

“E di që shumicës nuk do i pëlqejë kjo që do të them, pas asaj që ndodhi vitin e kaluar, por synimi duhet të jetë Premier League. Nuk jam i vetmi që mendon kështu; jam i sigurt se e gjithë skuadra ndan të njëjtin synim. Edhe trajneri.”

Shaw ka theksuar se përgatitjet këtë verë po i ndihmojnë shumë, sidomos pas një sezoni të vështirë me dëmtime dhe mungesë forme:

“Vitin e kaluar kisha shumë moral të ulët. Ndihem mirë tani, veçanërisht në këto përgatitje. Nuk pata përgatitje të mjaftueshme, kështu që mendoj se është shumë e dobishme të jem në formë të mirë dhe të stërvitem me skuadrën.”

Manchester United do të përballet me Bournemouth në Soldier Field, Çikago, në një ndeshje që pritet të tregojë nivelin aktual të skuadrës dhe përgatitjen për sezonin e ri.

Flaka

114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 30 Korrik, 2025 21:49
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
114
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?