Ermal Panduri ka një mesazh për Arben Fetain

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Gusht, 2025 18:02

Ermal Panduri ka një mesazh për Arben Fetain

Pas përmendjes së emrit të tij në seancën parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini, Ermal Panduri, ka reaguar publikisht me një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe të ashpër.

“A ma përmendët emrin edhe në Kuvend të Maqedonisë së Veriut? Epo mirë…”, shkruan Panduri në një reagim në rrjetet sociale, duke ironizuar përfshirjen e tij në përplasjet politike mes deputetëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të pushtetit.

Duke komentuar polemikën që shpërtheu rreth deklaratave të Arben Fetait dhe përgjigjes që mori nga kryeministri Hristijan Mickoski në Kuvend, Panduri theksoi:

“Arben Fetai s’ka nevojë t’i kërkojë falje Ermal Pandurit, ai duhet t’u kërkojë falje Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.”

Sipas gazetarit kosovar, përgjegjësia për situatën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut bie mbi të gjithë ata që, sipas tij, kanë kontribuar në dobësimin e pozitës së tyre politike dhe institucionale.

“Bashkë me të do duhej t’vinte një kërkim falje për shqiptarët edhe nga Mickovski, por nga ai nuk pritet… Vetëm se kërkimfalja nuk do duhej të përfshinte vetëm këtë për çka ju po flisni në Kuvend. Ajo do të duhej të zgjerohej në çdo dimension, e çdo fushë, ku këta ndikuan që shqiptarët të jenë më pak… e të kenë më pak…”, shkroi ai.

Në përfundim, Panduri thekson se shqiptarët në Kosovë nuk do të rreshtin së ngrituri zërin për vëllezërit e tyre kudo në rajon:

“Sepse këta bashkërisht arritën të dobësojnë pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, atdheun e tyre. Ne në Kosovë, vazhdojmë të ngrisim zërin për çdo shqiptar, kudo qoftë vendlindja e tij.”

Ky reagim vjen në një moment kur tensionet politike ndërmjet grupimeve shqiptare në pushtet dhe opozitë janë rritur, veçanërisht pas përplasjeve në Kuvend lidhur me deklaratat dhe qëndrimet ndaj qeverisë së Hristijan Mickoskit.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Gusht, 2025 18:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?