Taravari për thirrjet antishqiptare në Kumanovë: “Nuk është më rastësi që shqiptarët fyhen e denigrohen”

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2025 14:11 Përditësuar

Taravari për thirrjet antishqiptare në Kumanovë: “Nuk është më rastësi që shqiptarët fyhen e denigrohen”

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas incidentit të rëndë në ndeshjen Maqedoni – Rumani, ku nga tribuna e palestrës në Kumanovë u dëgjuan thirrje fyese dhe raciste ndaj shqiptarëve. Ai e ka quajtur këtë fenomen të përsëritur dhe të normalizuar nga një sistem që nuk garanton barazi dhe dinjitet.

“Nuk është më një rastësi apo praktikë e pazakontë që shqiptarët e pafajshëm të fyhen me fjalët më të rënda, ofenduese dhe denigruese,” deklaroi Taravari.

Ai theksoi se ajo që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Kumanovë është pjesë e një vazhdimësie të diskursit dhe sjelljes diskriminuese ndaj shqiptarëve në vend.

“Ashtu siç ndodhi mbrëmë në Kumanovë në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.”

Ky reagim i Taravarit vjen në mesin e një vale kritikash ndaj heshtjes së institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve politikë të cilët ishin të pranishëm në ngjarje, por nuk morën asnjë qëndrim të menjëhershëm për thirrjet e urrejtjes që u dëgjuan. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 3 Gusht, 2025 14:11 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.