Yamal dhe Gavi shkëlqejnë në fitoren 5-0 ndaj Daegu

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Gusht, 2025 18:11

Yamal dhe Gavi shkëlqejnë në fitoren 5-0 ndaj Daegu

Barcelona ka përmbyllur me stil turneun e saj aziatik, duke mposhtur Daegu FC me rezultatin e thellë 5-0 në Korenë e Jugut, në një ndeshje ku skuadra e Hansi Flick tregoi formë të shkëlqyer para nisjes së sezonit të ri.

Lamine Yamal, ndonëse nuk gjeti rrjetën, ishte protagonist absolut në pjesën e parë, duke krijuar vazhdimisht rrezik në krahun e djathtë. Me driblimet e tij të shpejta dhe vizionin e lojës, ai detyroi kundërshtarët të dyfishonin mbulimin ndaj tij, duke hapur hapësira për Gavin dhe Lewandowskin, të cilët shënuan golat e parë.

Gavi realizoi një tjetër gol në fillimin e pjesës së dytë, duke konfirmuar rolin e tij si lider në mesfushë. Më pas, Toni Fernandez shënoi golin e katërt, ndërsa Marcus Rashford vulosi fitoren me golin e tij të parë si lojtar i Barcelonës.

Me këtë fitore, Barça përmbyll turneun aziatik me 15 gola të shënuar në 3 ndeshje, duke dhënë sinjale të forta për një sezon premtues.

Flaka

113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 4 Gusht, 2025 18:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?