“Save the name: Rio Ngumoha” – kështu e përshkruajnë tifozët e Liverpool-it talentin 16-vjeçar që po bën bujë në fazën përgatitore.
Në ndeshjen miqësore të parë në Anfield, Rio Ngumoha realizoi një gol dhe një asist brenda vetëm 5 minutave, duke lënë gjurmë të menjëhershme në fushë dhe duke fituar zemrat e tifozëve.
I transferuar nga Chelsea verën e kaluar, Ngumoha po konsiderohet si “next big thing” nga drejtuesit e klubit, të cilët tashmë po përgatisin një kontratë të re për ta siguruar afatgjatë.
Trajneri Arne Slot e aktivizoi në formacionin e dytë kundër Athletic Club, ku Ngumoha jo vetëm që shënoi një gol spektakolar me goditje nga distanca, por edhe asistoi për Darwin Núñez, duke e çuar rezultatin në 2-0 që në minutat e para.
Me këtë paraqitje, Rio Ngumoha po tregon se është gati të konkurrojë për minuta në ekipin e parë dhe të ndjekë gjurmët e yjeve si Sterling apo Salah.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
4 Gusht, 2025 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.