Legjenda e futbollit italian, Fabio Capello, ka komentuar me entuziazëm transferimin e Ardon Jasharit te AC Milan, duke e cilësuar si një goditje të denjë për klubin kuqezi.
Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Capello tha:
“E kam parë vetëm në Ligën e Kampionëve vitin e fundit, por më duket një lojtar me potencial të madh. Një transferim i denjë për Milanin.”
Capello vlerësoi karakterin luftarak të Jasharit, duke e krahasuar me legjendat ballkanike që ka stërvitur më parë:
“Ai mund të jetë zviceran, por mund të shohësh gjakun ballkanas në venat e tij (qesh). Nuk ka frikë nga asgjë.”
Jashari, i cili u transferua nga Club Brugge për një paketë prej €37 milion, është nënshkrimi më i shtrenjtë i drejtorit sportiv Igli Tare, dhe pritet të jetë shtylla e mesfushës së Milanit së bashku me Luka Modric.
Capello shtoi:
“Nëse Tare zgjodhi Jasharin, kjo është sepse ai pa jo vetëm një lojtar të shkëlqyer, por edhe një njeri të besueshëm në çdo mënyrë.”
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
6 Gusht, 2025 14:40
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.