Rubin Kazan ka pësuar një disfatë të thellë 5-1 ndaj CSKA-së së Moskës në javën e katërt të kampionatit rus. I vetmi gol për skuadrën e Rubinit u realizua nga Mirlind Daku, i cili u tregua i saktë para porte në minutën e 40-të.
Ky ishte goli i katërt në katër ndeshje për sulmuesin shqiptar, i cili po kalon një formë të shkëlqyer në fillim të sezonit. Megjithëse skuadra e tij u dominua në fushë, Daku vazhdon të jetë pikë referimi në sulm dhe ka fituar vlerësime të larta për performancën individuale.
Vetëm pak javë më parë, Daku rinovoi kontratën me Rubin Kazan, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm. Ai mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit rus dhe një emër i sigurt për kombëtaren shqiptare.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
9 Gusht, 2025 17:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.