Araújo drejt Premier Leagues – Chelsea gati të paguajë 50 milionë euro
Barcelona mund të humbasë një tjetër emër të madh këtë verë, teksa Ronald Araújo është në qendër të vëmendjes për një transferim të mundshëm drejt Chelsea-t. Pas konfirmimit të largimit të Iñigo Martinez drejt Al-Nassr, katalanasit po përballen me presionin për të zgjidhur problemet e regjistrimit të lojtarëve, dhe shitja e një mbrojtësi me përvojë duket e pashmangshme.
Sipas Football España, Chelsea është gati të paraqesë një ofertë prej 50 milionë eurosh për Araújon, i cili këtë javë u emërua përkohësisht kapiten i Barcelonës. Dëmtimi i rëndë i Levi Colwill ka detyruar londinezët të kërkojnë një zëvendësues të nivelit të lartë, dhe uruguaiani shihet si zgjedhja ideale.
Barcelona, e cila vazhdon të vuajë nga problemet financiare, mund të pranojë ofertën për të lehtësuar situatën ekonomike dhe për të regjistruar blerjet e reja. Megjithatë, largimi i Araújos do të ndodhë vetëm nëse klubi gjen një zëvendësues të denjë në kohë.
Përveç Chelsea-t, interesim për Araújon kanë shfaqur edhe Liverpool, Tottenham Hotspur dhe Manchester United, por Blutë janë më të avancuar në negociata.
Flaka














