Antikorrupsioni ende pa vendim për mijëra eurot e Komunës së Çairit që përfunduan te lokali i zëvendësministres

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Gusht, 2025 14:59

Antikorrupsioni ende pa vendim për mijëra eurot e Komunës së Çairit që përfunduan te lokali i zëvendësministres

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ende nuk ka marrë vendim për lëndën të cilën e formoi pas raportimit të Portalb.mk për paratë e lëshuara nga Komuna e Çairit në llogari të kafiterisë “1Sh” e cila është në pronësi të zëvendës-ministres së Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri. 

Ndonëse nga KSHPK-ja muajin e kaluar njoftuan se kanë hapur lëndë për këtë rast, ende nuk ka vendim.

“Procedurat mbi rastin janë duke vazhduar. Pas përcaktimit të gjendjes faktike në rastin konkret, do të merret vendim në një seancë publike të KSHPK-së”, thanë për Portalb.mk nga KSHPK

Ata nuk treguan se kur pritet të merret vendimi.

Kujtojmë që Portalb.mk në qershor 2025 zbuloi se mijëra euro nga Komuna e Çairit i janë ndarë në mënyrë sistematike kafiterisë ‘1sh’ në pronësi të zëvendësministres së Transportit dhe ndër njerëzve më të afërm të Izet MexhititKaltrina Zekolli Shaqirit.

Mjetet janë ndarë pa shpallje publike dhe me marrëveshje sy-më-sy.

Afër 9 mijë euro i janë lëshuar kësaj kafiterie që kur Zekolli-Shaqiri është zëvendësministre, për më pak se 1 vit.

Fqinjët e intervistuar nga Portalb-i thanë se kafiteria më së shpeshti frekuentohet nga aktivistë të Lëvizjes Demokratike.

Komuna e Çairit s’i komentoi transaksionet e vjetra, thotë se në vitin 2025 aty janë ushqyer sportistët e Çairit kur kanë pasur gara, gjithashtu nuk përgjigjet se pse vetëm ky lokal ndër vite kryen këtë ‘shërbim’ për ata, pa ju dhënë mundësi bizneseve tjera.

Zëvendësministrja theksoi se është vetëm pronare dhe se nuk merret me pjesën e pagesave. Për këtë rast më pas reaguan edhe partitë politike.

264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Gusht, 2025 14:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
264
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?