Reagon agjenti i Donnarummas: “Gigio u përjashtua pa logjikë sportive, mungesë respekti totale”
Situata mes Gianluigi Donnarumma dhe Paris Saint-Germain ka arritur pikën më të tensionuar, ndërsa agjenti i tij, Enzo Raiola, ka reaguar ashpër ndaj trajtimit që i është bërë portierit italian nga klubi francez.
Në një intervistë për Sky Sport, Raiola tha se marrëdhënia me PSG është përkeqësuar ndjeshëm, duke zbuluar se negociatat për rinovimin e kontratës janë ndërprerë për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme në kushtet e ofruara nga klubi.
“Gigio kishte pranuar një kontratë me kushte më të ulëta sepse ndihej rehat në klub. Por PSG ndryshoi kushtet në mars. Më pas, e përjashtuan nga skuadra – kjo është mungesë respekti,” tha Raiola.
PSG e përjashton nga Superkupa e Evropës Donnarumma nuk u përfshi në skuadrën për ndeshjen e Superkupës ndaj Tottenhamit, duke konfirmuar se trajneri Luis Enrique nuk e sheh më si pjesë të projektit.
“Nëse ishim duke negociuar, do të thoshte se Gigio ishte në planet e PSG-së. Tani duket se gjithçka është fshirë,” shtoi agjenti.
Premier League si destinacion i mundshëm Raiola konfirmoi se po shqyrtojnë opsione në Premier League, ndërsa PSG kërkon një çmim të lartë për kartonin e tij, që sipas FootballTransfers kap vlerën e €30 milion.
“Ata flasin për respekt, por duket se bëhet fjalë vetëm për para,” tha Raiola, duke paralajmëruar edhe hapa ligjorë për të drejtat e imazhit.
Flaka
















