Fiorentina në bisedime për Mirlind Dakun – konfirmon trajneri i Rubin Kazan
Pas një fillimi të shkëlqyer sezonal në Premier Ligën ruse, sulmuesi shqiptar Mirlind Daku është futur në radarët e Fiorentinës, me trajnerin e Rubin Kazan, Rashid Rakhimov, që ka konfirmuar publikisht interesimin e klubit italian.
“Siç e kam kuptuar unë, Fiorentina do të shesë Kean. Dhe po, ata janë të interesuar për Dakun,” deklaroi Rakhimov pas humbjes 3–0 ndaj Zenit Shën Petersburgut.
Daku shkëlqen në Rusi
27-vjeçari ka shënuar 4 gola në 4 javët e para të kampionatit rus, duke u bërë lojtar kyç për Rubin Kazan. Ai është gjithashtu pjesë e kombëtares shqiptare, dhe ka rinovuar së fundmi kontratën deri në vitin 2029, me një pagë prej 2 milionë euro në sezon.
Lëvizjet e merkatos së Fiorentinës
Interesi për Dakun lidhet me largimin e mundshëm të Moise Kean drejt Arabisë Saudite dhe ofertën për Lucas Beltran nga një klub i hapësirës ish-sovjetike. Drejtuesit Daniele Pradè dhe Roberto Goretti kanë kontaktuar agjentin e Dakut, Shkumbin Qorrmemeti, për të diskutuar transferimin.
Oferta e mundshme
Një ofertë prej 20 milionë euro mund të bindë Rubin Kazan të lëshojë sulmuesin e tyre më të mirë.
Flaka














