Martínez përshëndet tifozët e Barçës: “Lamtumira ishte e dhimbshme por e bukur”
Pas dy sezoneve me FC Barcelona, mbrojtësi spanjoll Iñigo Martínez ka zyrtarizuar largimin e tij drejt Al-Nassr, duke e cilësuar vendimin si emocional dhe të vështirë, por të domosdoshëm për karrierën e tij.
Në një intervistë për Onda Vasca, ai tha:
“Këto mundësi vijnë rrallë dhe është e vështirë të thuash jo. Flick e kuptoi që në minutën e dytë. Ishte një bisedë e këndshme me të.”
Martínez pranoi se pagat e larta në Arabinë Saudite ishin një faktor, por nuk e mohoi kënaqësinë që kishte te Barça, si në aspektin profesional ashtu edhe familjar.
“Nuk është se kisha një pagë të vogël te Barcelona. Ishte pagë e rëndësishme, isha i lumtur dhe familja po ashtu. Vendimi ishte i vështirë.”
Lamtumira e ndjerë për tifozët blaugrana
“Jam i fortë, por brenda vetes ishte e vështirë. Lamtumirat ishin të dhimbshme, por të bukura. Falënderoj tifozët e Barçës. Mund të kem ardhur vonë dhe me dëmtim, por bëra gjithçka për ta rikuperuar gjatë vitit të dytë.”
Martínez u largua si lojtar i lirë, duke falur pagat e mbetura për vitet 2025 dhe 2026, për të ndihmuar klubin të lironte hapësirë në buxhetin e pagave, sipas Tribuna.com.
Flaka
















