Granit Xhaka merr shiritin e kapitenit te Sunderland – fillon një kapitull i ri

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Gusht, 2025 19:15

Granit Xhaka merr shiritin e kapitenit te Sunderland – fillon një kapitull i ri

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, është zyrtarisht kapiteni i ri i Sunderland AFC për sezonin e Premier League 2025/26. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi, i cili vlerësoi lidershipin, përvojën dhe ndikimin e menjëhershëm që Xhaka ka sjellë që prej transferimit të tij këtë verë nga Bayer Leverkusen.

Xhaka, 32 vjeç, ka një karrierë të pasur si kapiten në nivelet më të larta të futbollit europian, duke mbajtur shiritin e kapitenit te Borussia Mönchengladbach, Arsenal, Bayer Leverkusen dhe kombëtarja e Zvicrës, ku ka grumbulluar 137 ndeshje ndërkombëtare.

Në deklaratën e tij për faqen zyrtare të klubit, Xhaka u shpreh:

“Është një krenari e madhe të jem kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e skuadrës në stërvitje dhe në çdo aspekt të klubit. Jam një fitues dhe pres të njëjtën mentalitet nga bashkëlojtarët e mi.”

Trajneri Régis Le Bris theksoi se për Premier League është e domosdoshme të kesh konsistencë, maturi dhe përvojë, cilësi që Xhaka i mishëron plotësisht. Ai do të jetë pjesë e një ekipi të ri drejtues, që do të finalizohet pas përfundimit të merkatos verore.

Sunderland, që këtë sezon rikthehet në Premier League pas një mungese që nga viti 2017, e nis kampionatin kundër West Ham United këtë fundjavë.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Gusht, 2025 19:15
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?