Premierliga 2025/26 starton sonte – Liverpool kërkon fitore në Anfield
Pas një vere të mbushur me transferime, përgatitje intensive dhe pritje të zjarrtë nga tifozët, Premierliga angleze rikthehet këtë fundjavë me sezonin e ri 2025/26. Ndeshja hapëse zhvillohet sonte në “Anfield”, ku kampionët në fuqi Liverpool përballen me Bournemouth në një duel që pritet të sjellë emocion dhe intensitet që në javën e parë.
Liverpool, nën drejtimin e Arne Slot, synon mbrojtjen e titullit pas një sezoni të jashtëzakonshëm. Megjithatë, skuadra do të luajë me zemër të rënduar pas humbjes tragjike të Diogo Jotës, i cili vdiq disa javë më parë. Në fushë, “Reds” do të prezantojnë përforcimet e reja si Florian Wirtz, Hugo Ekitike, Jeremie Frimpong dhe Milos Kerkez.
Bournemouth, i udhëhequr nga Andoni Iraola, vjen pas një sezoni të suksesshëm dhe synon të befasojë në “Anfield”. Me emra të rinj si Petrović, Truffert dhe Diakite, “Cherries” do të provojnë të ndalin furinë e Liverpoolit.
Formacionet zyrtare:
Liverpool XI: Alisson, Frimpong, Konate, Van Dijk, Kerkez, Szoboszlai, Mac Allister, Wirtz, Salah, Ekitike, Gakpo
Bournemouth XI: Petrović, Smith, Diakite, Senesi, Truffert, Adams, Scott, Brooks, Tavernier, Semenyo, Evanilson
Flaka














