Klubi gjerman RB Leipzig ka konfirmuar sot nënshkrimin e sulmuesit brazilian Romulo Cardoso nga skuadra turke Göztepe, si zëvendësues i Benjamin Sesko, i cili është transferuar te Manchester United për 85 milionë euro.
Romulo, 23 vjeç, ka firmosur kontratë deri në vitin 2030, ndërsa marrëveshja kap vlerën prej 25 milionë eurosh, përfshirë bonuset. Sezonin e kaluar, braziliani ka shkëlqyer në kampionatin turk me 13 gola dhe 9 asiste në 29 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Leipzig.
Leipzig po kalon një fazë rindërtimi pas një sezoni zhgënjyes, ku nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Përveç Romulo, klubi ka transferuar edhe Johan Bakayoko dhe Arthur Vermeeren, ndërsa drejtimin e skuadrës e ka marrë Ole Werner.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Gusht, 2025 21:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.