Sulmuesi anglez Jadon Sancho ka pranuar ofertën e AS Roma-s, duke hapur rrugën për një transferim të bujshëm në Serinë A. Pas një periudhe të vështirë te Manchester United dhe huazimeve të pasuksesshme, Sancho ka vendosur të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.
Roma ka arritur marrëveshje me “Djajtë e Kuq” për një huazim me detyrim blerjeje prej 23 milionë eurosh, ndërsa lojtari do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 4.5 milionë eurosh neto në vit, që mund të rritet deri në 6 milionë euro me bonuse.
Sancho ishte në radarët e Juventusit dhe Napolit, por kërkesat e tij financiare bënë që këto klube të tërhiqeshin. Roma, megjithatë, ka bërë lëvizjen vendimtare dhe ka bindur lojtarin, i cili pritet të mbërrijë në Itali për kontrollin mjekësor dhe zyrtarizimin e marrëveshjes.
Ky transferim shihet si një fitore e madhe për Romën, që synon të forcojë repartin ofensiv nën drejtimin e trajnerit Gian Piero Gasperini, ndërsa për Sancho-n është një mundësi për rikthim në formë dhe rilindje në një ambient të ri.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
15 Gusht, 2025 21:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.