Milan me mesfushë të re – Tare zbulon strategjinë e merkatos

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Gusht, 2025 17:27

Milan me mesfushë të re – Tare zbulon strategjinë e merkatos

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka folur për mediat italiane para ndeshjes kundër Barit, duke zbuluar detaje të rëndësishme mbi strategjinë e merkatos dhe rikonstruktimin e mesfushës. Ai konfirmoi se Modriç, Jashari dhe Samuele Riçi janë pjesë e një plani të qartë për të rritur nivelin teknik dhe për të dominuar ndeshjet.

“Qëllimi ynë ishte të ndërhynim në mesfushë. Me ardhjen e Modriç, Jashari dhe Riçi, mendoj se kemi rritur nivelin teknik të këtij ekipi,” – tha Tare për ANSA.

Ai zbuloi se Modriç ka qenë tifoz i Milanit që fëmijë, dhe se biseda me të ishte e lehtë:

“U ndjemë si dy ish-fëmijë që donin të njëjtën skuadër. Kuptova menjëherë që mendja e tij ishte drejt Milanit.”

Tare theksoi se Modriç sjell eksperiencë, lidership dhe kulturë fitoreje, ndërsa Jashari dhe Riçi janë pjesë e balancës mes talentit të ri dhe përvojës. Sipas tij, kjo mesfushë e re do të jetë më kreative, më e fortë dhe më e motivuar për të arritur objektivat e klubit.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Gusht, 2025 17:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?