Lookman mbetet në Bergamo – Inter dhe Atalanta mbyllin negociatat

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Gusht, 2025 20:23

Lookman mbetet në Bergamo – Inter dhe Atalanta mbyllin negociatat

Pas javësh të tëra negociatash intensive, Inter Milan dhe Atalanta kanë vendosur të braktisin përfundimisht bisedimet për transferimin e Ademola Lookman. Telenovela e verës në Serie A mbyllet pa fund të lumtur, me palët që nuk arritën të gjejnë një akord financiar të pranueshëm.

Inter kishte ofruar deri në 45 milionë euro me bonuse, por Atalanta refuzoi çdo propozim, duke kërkuar një shumë më të lartë dhe duke mos qenë e gatshme të shesë yllin e saj te një rival direkt në kampionat. Ndërkohë, Lookman kishte shprehur hapur dëshirën për t’u transferuar në Milano, madje kishte munguar në stërvitje dhe ishte rikthyer në Londër për të shtuar presionin.

Me këtë dështim, Zikaltërit tani do të rishikojnë objektivat e tyre, duke përmendur emrin e Kone nga Roma si një alternativë të mundshme, ndërsa mbeten të hapur për opsione të tjera në merkato.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 18 Gusht, 2025 20:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?