Dy klube të Premier League, Wolverhampton Wanderers dhe West Ham United, po monitorojnë nga afër situatën e mesfushorit të ri të FC Barcelona, Marc Casadó. Sipas raportimeve, një ofertë rreth 30 milionë euro nuk përjashtohet para mbylljes së merkatos, megjithatë prioriteti i lojtarit mbetet i qartë – të vazhdojë karrierën te Barça.
21-vjeçari ka fituar vëmendjen e shumë klubeve pas paraqitjeve të tij të mira sezonin e kaluar, por konkurrenca e fortë në mesfushën katalanase e bën të pasigurt minutazhin e tij këtë sezon. Pavarësisht kësaj, Casadó nuk ka kërkuar largimin dhe synon të fitojë besimin e trajnerit Hansi Flick.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
19 Gusht, 2025 14:43
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.