Rafael Leao në dyshim për startin e Serie A

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Gusht, 2025 15:35

Rafael Leao në dyshim për startin e Serie A

Te AC Milan po pritet me padurim përgjigja e testeve mjekësore që Rafael Leao do t’i nënshtrohet sot, për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të pulpës së këmbës së djathtë, të pësuar gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë ndaj Barit.

Sipas raportimeve nga Corriere dello Sport dhe Corriere della Sera, ndonëse ndjesia fillestare është se bëhet fjalë për një dëmtim jo serioz, stafi mjekësor nuk dëshiron të rrezikojë në këtë fazë të hershme të sezonit. Edhe nëse dëmtimi rezulton i lehtë, Leao mund të lihet pushim për sfidën hapëse të Serie A këtë të shtunë ndaj Cremonese-s në “San Siro”.

Sulmuesi portugez ka qenë ndër më të spikaturit gjatë fazës përgatitore, duke shënuar edhe një gol të bukur ndaj Barit, por mungesa e tij do të ishte një goditje për trajnerin Massimiliano Allegri, i cili e sheh si pikë kyçe të ofensivës.

Situata e Leaos ka ndikuar edhe në merkato – deri në konfirmimin e rikuperimit të tij, Milani nuk do të lejojë largimin e Noah Okafor, i cili është pranë një transferimi te Leeds United.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Gusht, 2025 15:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?