Operacioni Bastoni – Barça planifikon shitjen e një ylli për të financuar transferimin e italianit
Barcelona po përgatitet për një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos së viteve të fundit, duke synuar nënshkrimin e mbrojtësit italian Alessandro Bastoni nga Inter Milan në verën e vitit 2026.
Presidenti Joan Laporta, drejtori sportiv Deco dhe trajneri Hansi Flick janë të një mendimi se 26-vjeçari është profili ideal për të forcuar prapavijën pas largimit të Iñigo Martínez drejt Al Nassr në Arabinë Saudite.
Bastoni, fitues i dy titujve të Serie A dhe pjesëmarrës në dy finale të Ligës së Kampionëve me Interin, shihet si partneri perfekt i Pau Cubarsí për vitet e ardhshme, falë aftësive të tij si qendërmbrojtës me këmbë të majtë dhe shpërndarje të saktë të topit.
Megjithatë, Inter nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë yllin e saj, duke refuzuar së fundmi një ofertë prej rreth 50 milionë euro nga Chelsea. Situata e kontratës, që skadon në vitin 2028, por me dy vitet e fundit që fillojnë në 2026, mund të krijojë një mundësi reale për katalanasit nëse rinovimi nuk arrihet.
Përpara çdo lëvizjeje, Barça duhet të shesë një qendërmbrojtës – me Ronald Araújo që përmendet si kandidat i mundshëm për largim – për të gjeneruar fondet e nevojshme për transferimin.
Flaka
















