Kënga e Taynës në Instagramin e Pedrit – reagimi i artistes shqiptare
Ylli i Barcelonës, Pedri González, ka befasuar ndjekësit e tij me një postim në Instagram, ku në sfond ka vendosur hitin e artistes shqiptare Tayna, “Si Ai”. Ky veprim ka marrë menjëherë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke u komentuar gjerësisht nga fansat e futbollit dhe ndjekësit e muzikës shqiptare.
Pas këtij momenti viral, ka ardhur edhe një reagim plot humor nga vetë Tayna, e cila është shprehur e entuziazmuar për faktin që një futbollist i nivelit të Pedrit ka zgjedhur pikërisht këngën e saj:
“Po njerëz, e kam parë që ka postuar një story me këngën time dhe më ka pëlqyer. Mund të ndaloni së më dërguari,” – ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Pedri, me mbi 18 milionë ndjekës në Instagram, i ka dhënë një tjetër shtysë promovimit të këngës “Si Ai”, duke e kthyer në një nga temat më të diskutuara të momentit në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë. Fansat shqiptarë kanë shpërndarë masivisht story-n e tij, duke e cilësuar si një “bashkëpunim të heshtur” mes futbollit dhe muzikës urbane.
Ky ndërthurje mes sportit dhe artit ka krijuar një atmosferë pozitive dhe ka rritur ndjeshëm interesin për këngën e Taynës, e cila tashmë po dëgjohet edhe nga publiku ndërkombëtar.
Flaka
















