Klubi italian Torino ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani në formë huazimi. Sipas marrëveshjes, Torino do të paguajë 1.5 milionë euro për huazimin, me një opsion blerjeje prej 12 milionë eurosh (jo të detyrueshëm) dhe një klauzolë të mundshme prej 20% mbi shitjen e ardhshme.
Asllani, i cili së fundmi refuzoi kalimin te Bologna për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kushtet personale, ka pranuar ofertën e Torinos dhe pritet të udhëtojë për vizitat mjekësore përpara se të firmosë një kontratë 3-vjeçare me klubin “Granata” – nëse opsioni i blerjes do të aktivizohet.
Ky transferim shihet si një mundësi e artë për 23-vjeçarin nga Elbasani për të pasur më shumë minuta në fushë dhe për të rifituar formën e tij më të mirë në Serie A.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
21 Gusht, 2025 15:21 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.