Sipas raportimeve të Diario Sport, trajneri i Barcelonës Hansi Flick do të zbresë në fushë ndaj Levantes me të njëjtin repart ofensiv që shkëlqeu në fitoren 3-0 ndaj Mallorcës javën e kaluar.
Lamine Yamal, Ferran Torres dhe Raphinha do të formojnë sërish treshen e sulmit, me Ferranin që do të luajë në qendër në mungesë të Robert Lewandowskit, i cili ende nuk është rikuperuar plotësisht.
Torres shënoi në ndeshjen hapëse të sezonit, ndërsa Yamal dhe Raphinha ishin gjithashtu protagonistë me gola dhe asistime, duke dhënë sinjale të forta se Barcelona synon të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në transfertën ndaj skuadrës së sapo ngjitur në La Liga.
Ndeshja do të zhvillohet në Ciutat de València këtë të shtunë në mbrëmje, ku Barça kërkon fitoren e dytë radhazi për të ruajtur kreun e tabelës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Gusht, 2025 08:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.