Drita fiton 2-1 ndaj Differdange, Ramadani: Vetëm gjysma e punës është kryer – na pret ndeshja e kthimit

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2025 08:51

Drita fiton 2-1 ndaj Differdange, Ramadani: Vetëm gjysma e punës është kryer – na pret ndeshja e kthimit

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është shprehur i kënaqur me fitoren 2-1 ndaj Differdange në ndeshjen e parë të play-off-it të Ligës së Konferencës, por ka theksuar se rruga drejt fazës së grupeve është ende e gjatë.

Golat për kampionin e Kosovës u shënuan nga Albert Dabiqaj dhe Besnik Krasniqi, duke i dhënë skuadrës një avantazh minimal për ndeshjen e kthimit.

“Është vetëm pjesa e parë. E kemi mbaruar 50% të punës dhe na pret edhe një tjetër. Duhet të jemi të kënaqur me një gol avantazh, që ishte edhe objektivi ynë primar”, deklaroi Ramadani.

Ai kujtoi humbjen e fundjavës ndaj Ferizajt (1-0) dhe ndikimin e kushteve të vështira të lojës, duke theksuar se pushimi i kësaj jave do t’i shërbejë skuadrës për rikuperim dhe analizë të gabimeve.

“Nuk ka fjalë që mund t’i motivojë futbollistët më shumë sesa vetë vlera e garës”, shtoi trajneri gjilanas.

Ndeshja e kthimit ndaj Differdange do të luhet javën e ardhshme në Luksemburg, ku Drita do të kërkojë të vulosë kualifikimin historik në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Flaka

289

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Gusht, 2025 08:51
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
289

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut