Borussia Dortmund ka arritur marrëveshje me Chelsea për huazimin e mbrojtësit argjentinas Aaron Anselmino deri në verën e vitit 2026. Sipas marrëveshjes, nuk do të ketë klauzolë blerjeje, çka do të thotë se lojtari do të rikthehet në “Stamford Bridge” pas përfundimit të huazimit.
20-vjeçari ka pranuar ofertën e Dortmundit, duke u bërë përforcimi i radhës për skuadrën gjermane në këtë merkato. Marrëveshja është pjesë e një operacioni më të gjerë mes dy klubeve, që pritet të përfshijë edhe transferimin e Carney Chukwuemeka-s drejt BVB-së.
Anselmino shihet si një talent premtues për të ardhmen, me aftësi të mira në lojën ajrore dhe qetësi në ndërtimin e aksioneve nga prapavija. Huazimi në Bundesliga pritet t’i japë atij më shumë minuta dhe eksperiencë në nivelet më të larta të futbollit europian.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Gusht, 2025 08:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.