Christian Eriksen zyrtarisht te Wolfsburg deri në 2026

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Shtator, 2025 21:24

Christian Eriksen zyrtarisht te Wolfsburg deri në 2026

VfL Wolfsburg ka konfirmuar afrimin e mesfushorit danez Christian Eriksen si lojtar i lirë, pas largimit nga Manchester United këtë verë. 33-vjeçari ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2026, pasi tha “po” ofertës së klubit gjerman dhe kaloi me sukses vizitat mjekësore.

Eriksen, rekordmeni i paraqitjeve me kombëtaren e Danimarkës (144 ndeshje), i bashkohet një grupi të madh lojtarësh danezë te Wolfsburg, përfshirë Joakim Maehle, Jesper Lindström, Andreas Skov Olsen, Adam Daghim dhe Jonas Wind.

Në deklaratën e tij të parë si “ujk”, Eriksen u shpreh:

“VfL Wolfsburg është klubi im i parë në Bundesligë – mezi pres këtë aventurë të re. Jam i bindur se mund të arrijmë gjëra të mira së bashku.”

Drejtori sportiv Sebastian Schindzielorz e cilësoi Eriksen-in si një lider me përvojë të jashtëzakonshme, i cili do të ndihmojë në zhvillimin e lojtarëve të rinj të skuadrës. Debutimi i tij mund të vijë këtë fundjavë ndaj Köln-it në “Volkswagen Arena”.

Flaka

105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 10 Shtator, 2025 21:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
105
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?