BDI: Me aminin e Bujare Abazit nga VLEN, banka serbe hyn në zemër të sistemit financiar të Maqedonisë

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shtator, 2025 12:16

BDI: Me aminin e Bujare Abazit nga VLEN, banka serbe hyn në zemër të sistemit financiar të Maqedonisë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë lidhur me konfirmimin e planit të hyrjes së kapitalit serb në sektorin bankar të Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë përfitimin e fundit të ALTA Banka për marrjen e aksioneve të Stopanska Banka Bitola.

Konkretisht, Komisioni i Letrave me Vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e saj të 65-të, të kryesuar nga kryetarja znj. Bujare Abazi, kuadër i VLEN-it, ka dhënë leje për “Alta Banka” SHA Beograd që të paraqesë ofertë zyrtare për marrjen e “Stopanska Banka” SHA Bitola.

Ne ngrisim pyetje serioze dhe kërkojmë transparencë të plotë:

• A ka pasur në shkurt 2025, në kabinetin e Kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në praninë e Zëvendëskryeministrit Stoilkoviç, një takim mes Izet Mexhitit dhe Aleksandar Vulin, gjatë të cilit është diskutuar dhe koordinuar ky investim i madh serb?

• Nëse ky takim ka ndodhur, cili ishte qëllimi i tij dhe si lidhet me vendimet për dhënjen e lejes për ALTA Banka nga institucionet e udhëhequra nga VLEN?

Ky rast tregon një manipulim të theksuar: pengesa të mëdha për hapjen e bankave shqiptare, ndërkohë që bankat me kapital të dyshimt serb nuk hasin asnjë problem për të hyrë në treg, madje marrin miratim të shpejtë nga institucionet.

Për më tepër, kujtojmë se Banka Qendrore Evropiane (BQE) në vitin 2024 shprehu shqetësime serioze lidhur me mundësinë e pastrimit të parave përmes përpjekjes së ALTA Pay, një kompani serbe e drejtuar nga Davor Macura, për të blerë Addiko Bank në Austri. Në këtë kontekst, miratimi i lejes për ALTA Banka në Maqedoni ngre pyetje serioze për standardet e transparencës dhe sigurisë financiare.

BDI kërkon përgjigje të qarta dhe të menjëhershme nga Kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski, Zëvendëskryeministri Stoilkoviç dhe Izet Mexhiti, në mënyrë që qytetarët të jenë të informuar për motivet, përmbajtjen dhe pasojat e një takimi të tillë, dhe për të siguruar që interesat strategjike dhe financiare të vendit nuk cenohen për favor të interesave të “botës serbe”.

Kjo nuk është vetëm një çështje ekonomike; përmes sektorit financiar dhe lehtësive të dhëna për bankat me kapital serb, po tentohet të vendoset ndikimi i drejtpërdrejt i “botës serbe” në Maqedoninë e Veriut. Ky fenomen rrezikon jo vetëm stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit, por edhe rrjedhat politike, duke krijuar mundësi për orientim të vendimeve strategjike dhe institucionale në favor të interesave të huaja mbi interesat kombëtare dhe të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të vendit.

260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Shtator, 2025 12:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
260
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?