FC Barcelona ka marrë një lajm të keq përpara ndeshjes së parë të fazës së grupeve në Champions League kundër Newcastle United. Sipas Diario AS, ylli 18-vjeçar Lamine Yamal është “praktikisht i përjashtuar” nga kjo sfidë për shkak të një problemi fizik në zonën e pubisit.
Yamal u kthye nga grumbullimi me kombëtaren e Spanjës me shqetësime, pasi luajti mbi 70 minuta në dy ndeshje radhazi ndaj Bullgarisë dhe Turqisë, pavarësisht se kishte dhimbje dhe nuk kishte marrë pjesë në stërvitjet ndërmjet tyre. Trajneri Hansi Flick ka kritikuar hapur mënyrën se si u menaxhua lojtari nga stafi i kombëtares, duke thënë se kjo ka ndikuar në gjendjen e tij aktuale.
Mungesa e Yamal pritet të detyrojë Flick të bëjë ndryshime në formacion, me Raphinha që mund të kalojë në krahun e djathtë dhe Marcus Rashford ose Roony Bardghji të marrin rolin në të majtë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
14 Shtator, 2025 12:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.