Isak mungon ndaj Burnley

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Shtator, 2025 14:53

Isak mungon ndaj Burnley

Liverpool do të zbresë sot në fushë kundër Burnley pa përforcimin e madh të merkatos, Alexander Isak. Sulmuesi suedez, i transferuar nga Newcastle për një shifër rekord britanike prej 125 milionë £, nuk është përfshirë në listën e skuadrës për ndeshjen e Premier League në “Turf Moor”.

Trajneri Arne Slot ka sqaruar se vendimi lidhet me mungesën e përgatitjes së plotë fizike të lojtarit, pas një vere pa stërvitje të rregullt dhe me pak minuta loje.

“Duhet të ndërtojmë formën e Isak. Ai erdhi për gjashtë vite, jo për dy javë,” – deklaroi Slot, duke theksuar se lojtari do të integrohet gradualisht në skuadër për të shmangur rreziqet e lëndimeve.

Isak pritet të jetë pjesë e ekipit në ndeshjet e ardhshme, me mundësi debutimi në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madrid. Në mungesë të tij, rolin e qendërsulmuesit e mban Hugo Ekitike, ndërsa në stol janë Federico Chiesa dhe Rio Ngumoha si alternativa ofensive.

Flaka

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Shtator, 2025 14:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?