Camavinga gati për sfidën ndaj Marseille

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Shtator, 2025 20:01

Camavinga gati për sfidën ndaj Marseille

Real Madrid ka marrë një lajm të madh para startit të fazës së grupeve në UEFA Champions League: Eduardo Camavinga është rikthyer në skuadër pas dëmtimit, duke iu bashkuar listës së lojtarëve të gatshëm për sfidën ndaj Olympique Marseille.

Mesfushori francez ka munguar prej javësh për shkak të një problemi në kyçin e këmbës, por tashmë është rikuperuar dhe është thirrur nga trajneri Xabi Alonso për ndeshjen në “Santiago Bernabéu”.

Ky rikthim vjen në të njëjtën kohë me atë të Jude Bellingham, i cili gjithashtu kthehet pas një operacioni në shpatull. Të dy lojtarët pritet të sjellin energji dhe cilësi shtesë në mesfushën madrilene, ndërsa “Los Blancos” synojnë të nisin me fitore fushatën evropiane.

Përveç mungesave të rëndësishme si Antonio Rüdiger dhe Ferland Mendy, rikthimi i dyshes Bellingham–Camavinga është një shtysë e madhe për skuadrën, e cila kërkon të konfirmojë statusin e saj si një nga favoritët kryesorë për trofeun.

Flaka

104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Shtator, 2025 20:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
104
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?