Një smoothie i gjelbër me përbërës natyralë si shpargujt, selino, xhenxhefili dhe trangulli mund të ndihmojë trupin të relaksohet, të përmirësojë tretjen dhe të ulë tensionin e gjakut – duke kontribuar kështu në një gjumë më të mirë dhe më të qetë.
Receta e smoothie-t për gjumë të mirë
Përbërësit:
- 1 trangull
- 1 pjesë rrënjë xhenxhefili
- Lëngu i një limoni
- 2 kërcej selino
- 1 mollë e gjelbër
- 9 kërcej shparguj
Përgatitja: Shpargujt vendosen në ujë të ftohtë për 5 minuta. Qëroni trangullin, limonin dhe mollën, priteni në copa të holla dhe bashkojini me selinon dhe xhenxhefilin. Përziejini në blender derisa të krijohet një masë homogjene. Smoothie rekomandohet të konsumohet pas drekës për efekt më të mirë.
Pse funksionon kjo pije?
- Shpargujt – 93% ujë, të pasur me vitamina A, C, K, E dhe acid folik, kanë efekt qetësues.
- Selino – i pasur me magnez dhe vajra esencialë që qetësojnë sistemin nervor.
- Xhenxhefili – ndihmon tretjen, ka efekt detoksifikues dhe qetësues.
- Trangulli – i pasur me kalium dhe magnez, ul tensionin e gjakut dhe redukton stresin.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
23 Tetor, 2025 22:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.