Anemia prek 1.6 miliardë njerëz – ja si ta luftoni me ushqim
Anemia prek rreth 1.62 miliardë njerëz në botë dhe lidhet ngushtë me mungesën e hekurit në gjak. Ushqimet e pasura me hekur janë çelësi për parandalimin dhe trajtimin e saj.
Çfarë është anemia dhe si ndikon hekuri?
Anemia është një gjendje ku trupi nuk ka mjaftueshëm rruaza të kuqe për të transportuar oksigjenin. Hekuri është përbërës kyç i hemoglobinës, dhe mungesa e tij shkakton lodhje, marramendje, thonj të brishtë dhe vështirësi në frymëmarrje.
- Doza ditore e rekomanduar e hekurit:
- Gratë: 15–18 mg
- Burrat: 8–11 mg
Ushqimet më të pasura me hekur
Ja disa nga burimet më të mira natyrale për të luftuar aneminë:
Mishi dhe vezët – burime të shkëlqyera të hekurit hemik, që përthithet më lehtë nga trupi.
Spinaqi, patëllxhanët, patatet – burime bimore të hekurit jo-hemik, të cilat përthithen më mirë kur konsumohen me vitaminë C.
Legumet – si fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat:
- Thjerrëzat e gatuara: 6 mg hekur për racion
- Fasulet e kuqe të pagatuara: 15 mg hekur për racion
Arrorët dhe farat – bajamet, farat e kungullit, gjalpi i bajames:
- Gjalpi i bajames: 9.3 mg hekur për lugë
Patatet – sidomos me lëkurë:
- Patate e pjekur me lëkurë: 3.2 mg hekur
- Patate e ëmbël: 1.4 mg hekur
Flaka
















