Dy përbërës të thjeshtë që pastrojnë trupin dhe forcojnë imunitetin
Shumë njerëz janë të varur nga ëmbëlsirat, por nutricionistët paralajmërojnë se kjo lidhet shpesh me dy faktorë kryesorë: parazitët në trup dhe stresi. Një recetë e thjeshtë me fara liri dhe karafil është duke u përmendur si një mënyrë natyrale për të ndihmuar në pastrimin e organizmit dhe për të mbështetur rënien në peshë.
Pse krijohet varësia ndaj ëmbëlsirave?
- Parazitët në trup: ushqehen me sheqerna dhe nxisin dëshirën për ëmbëlsira.
- Stresi: trupi kërkon sheqer si burim të shpejtë energjie, duke krijuar një cikël varësie.
- Konsumi i tepërt i ëmbëlsirave çon në grumbullim mukusi, i cili favorizon zhvillimin e kërpudhave dhe baktereve.
Receta natyrale me fara liri dhe karafil
Sipas ekspertëve të shëndetit natyral, kombinimi i këtyre dy përbërësve ka veti pastruese dhe ndihmon në eliminimin e parazitëve:
- 100 gramë fara liri
- 10 gramë karafil të thatë (pluhur)
Përgatitja:
- Bluajini përbërësit derisa të bëhen pluhur.
- Konsumoni 2 lugë çdo mëngjes për 3 ditë, të përziera me ujë të ngrohtë ose kos.
- Bëni një pushim 3-ditor dhe përsëriteni procesin për rreth 1 muaj.
Ky kombinim ndihmon në:
- Pastrimin e zorrëve nga parazitët
- Përmirësimin e tretjes
- Rënien në peshë në mënyrë natyrale
Përfitime shtesë
- Fara e lirit është e pasur me fibra, omega-3 dhe antioksidantë.
- Karafili ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore.
- Së bashku, ato ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe uljen e kolesterolit.
Flaka
















