5 superushqime vegane që forcojnë muskujt dhe imunitetin
Një dietë vegjetariane e balancuar mund të sigurojë të gjitha proteinat e nevojshme për trupin, nëse përzgjidhen ushqimet e duhura. Soja, thjerrëzat, bajamet, bizelet dhe farat e kungullit janë ndër burimet më të pasura me proteina bimore, duke ndihmuar në forcimin e muskujve, imunitetit dhe shëndetit të përgjithshëm.
Pse proteinat janë të rëndësishme për veganët?
- Proteinat janë thelbësore për ndërtimin dhe ruajtjen e masës muskulore.
- Ato ndihmojnë në shëndetin e lëkurës, flokëve dhe thonjve.
- Një mungesë proteinash mund të shkaktojë dobësi fizike, imunitet të ulët dhe edemë.
5 ushqimet më të mira vegane të pasura me proteina
- Soja – Burimi më i pasur i proteinave bimore.
- 250 g sojë = 29 g proteina (ekuivalente me 100 g gjoks pule).
- Mund të konsumohet si tofu, qumësht soje apo fasule të ziera.
- Thjerrëzat – Të kuqe ose jeshile, të pasura me proteina dhe hekur.
- 30 g thjerrëza = 7 g proteina.
- Ideale për supa, sallata dhe pjata kryesore.
- Bajamet – Jo vetëm burim proteinash, por edhe yndyrash të shëndetshme.
- 20–25 kokrra = 6 g proteina.
- Mund të konsumohen si snack ose të shtohen në mëngjes.
- Bizelet – Të pasura me proteina dhe fibra.
- Mbulojnë mbi 25% të kërkesës ditore për fibra dhe vitamina.
- Mund të përdoren në supa, pure ose si garniturë.
- Farat e kungullit – Një superushqim me proteina dhe omega-6.
- 100 g fara = 19 g proteina.
- Mund të shtohen në sallata, bukë ose të konsumohen si snack.
Flaka
















