7 ushqimet që të ndihmojnë të rikuperohesh më shpejt kur je i sëmurë
Kur jemi të sëmurë, ushqimi i duhur mund të bëjë diferencën. Sipas ekspertëve, ka 7 ushqime kryesore që ndihmojnë trupin të rikuperohet më shpejt, duke forcuar imunitetin dhe balancuar energjinë. Nga lëngjet e frutave e deri te kosi grek, këto zgjedhje të thjeshta janë aleatë të fuqishëm kundër virozave dhe lodhjes.
7 ushqimet që ndihmojnë kur je i sëmurë
- Lëngjet natyrale: Portokaj, molla, çaj jeshil me mjaltë – hidratojnë dhe japin energji.
- Proteina lehtësisht të tretshme: Veza dhe kosi i thjeshtë forcojnë imunitetin pa e lodhur stomakun.
- Agrumet: Portokaj, mandarina, qitro – të pasura me vitaminë C dhe fibra që ndihmojnë sistemin imunitar.
- Ushqimet me Glutathione: Speca, brokoli, lakra jeshile – antioksidantë të fuqishëm kundër infeksioneve.
- Supë dhe lëng mishi: Supa pule ose viçi me perime dhe drithëra – lehtë për t’u tretur dhe mban trupin të hidratuar.
- Ushqimet me B6 dhe B12: Peshku, qumështi, patatet, spinaqi, gjeli i detit – ndihmojnë prodhimin e energjisë dhe imunitetin.
- Kosi: Veçanërisht kosi grek, i cili sipas studimeve gjermane ndihmon në luftimin e virozave dhe rrit imunitetin.
Flaka
















