Studim: aditivët ushqimorë të lidhur me obezitet dhe autizëm
Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) ka paralajmëruar familjet që të shmangin përdorimin e enëve plastike në mikrovalë dhe lavastovilje, pasi temperaturat e larta mund të shkaktojnë çlirimin e kimikateve të dëmshme në ushqim.
Në raportin e publikuar online, pediatër dhe studiues theksojnë se nivelet e substancave kimike në ngjyruesit ushqimorë, konservuesit dhe materialet e paketimit janë rritur ndjeshëm, duke u lidhur me probleme serioze shëndetësore si:
- çrregullime në zhvillimin e trurit,
- obezitet,
- autizëm,
- ADHD (çrregullimi i hiperaktivitetit me deficit vëmendjeje),
- reduktim i masës muskulore dhe forcës kockore.
AAP rekomandon përdorimin e enëve prej qelqi ose çeliku inox si zgjidhje më të sigurt, si dhe konsumimin e ushqimeve të plota dhe larjen e perimeve të freskëta për të ulur kontaminimin.
Nga ana tjetër, FDA ka njoftuar se po analizon gjetjet e studimit, ndërsa një zyrtar i saj ka theksuar se ka “siguri të arsyeshme shkencore” që aditivët e njohur si të sigurt nuk paraqesin rrezik kur përdoren sipas udhëzimeve. Megjithatë, aditivët që ngrejnë më shumë shqetësime përfshijnë bisfenolet, ftalatet, kimikatet perfluoroalkile, perkloratet, nitratet, nitritet dhe ngjyruesit artificialë ushqimorë.
Flaka
















