Laporta shpërthen ndaj Florentino Pérez: Barça nuk ka blerë kurrë arbitra, ata gjithmonë kanë favorizuar Realin
Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit të Real Madrid, Florentino Pérez, i cili tha se “nuk është normale që Barça të paguajë nënkryetarin e arbitrave më shumë se 8 milionë euro në 17 vite”.
Laporta e cilësoi këtë si një “obsesion të veçantë” të Real Madrid ndaj Barcelonës, duke përdorur termin “Barcelonitis”. Ai shtoi se Madridi po përdor rastin Negreira për të justifikuar diçka që nuk ekziston, duke e “shtrirë si çamçakëz” një proces gjyqësor ku sipas tij nuk ka prova.
Deklaratat kryesore të Laportës:
- “Barça nuk ka blerë kurrë një arbitër, përkundrazi, arbitrat gjithmonë kanë favorizuar Real Madridin.”
- “Dy golat e fundit të Realit nuk duhej të ishin pranuar: Bellingham e preku topin me dorë, ndërsa Vinicius i theu hundën Iñaki Peñës.”
- “Real Madrid ka një mani përndjekëse ndaj periudhës më të mirë të historisë së Barcelonës, nga 2004 deri në 2015, kur Barça ishte referencë botërore.”
- “Ne ishim skuadra që luanim më mirë dhe fituam shumë tituj, të admiruar nga e gjithë bota.”
- “Nëse ata janë të fiksuar me Barcelonën, unë jam i lumtur, sepse kjo ndodh kur Barça është e suksesshme.”
Ky përplas i fortë mes dy presidentëve vjen në një moment delikat, ku rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madridit është ndezur jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Flaka
















