Lamine Yamal: “Dua të sjell buzëqeshje te njerëzit përmes futbollit”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Dhjetor, 2025 21:50

Lamine Yamal: “Dua të sjell buzëqeshje te njerëzit përmes futbollit”

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka rrëfyer ndikimin e madh që ka pasur te tifozët dhe shoqëria, duke pranuar se jeta e tij nuk është më si e një adoleshenti normal. Në një intervistë, ai tregoi se njerëzit kanë filluar të ndjekin futbollin sërish falë tij, ndërsa edhe turistët në Barcelonë blejnë fanellën e Barçës me numrin 10 në shpinë.

Deklaratat kryesore të Yamal:

  • “Njerëzit më thonë se kanë filluar të shikojnë futboll sërish për shkak të meje. Edhe mamaja ime tani i ndjek të gjitha ndeshjet.”
  • “Është e vështirë të sillesh si një 18-vjeçar normal. Për mua, çdo ditë ka fotografë para shtëpisë dhe fëmijë me fanellën time në rrugë.”
  • “Si fëmijë nuk isha driblues, isha më shumë golashënues. Do ta përshkruaja veten si lojtar argëtues.”
  • “Studjoja pasimet e Leo Messit. Pasimet e tij ishin thuajse gola, më interesante se driblimet.”
  • “Nëse shoh tre lojtarë përpara, i marr përsipër. Kam besim të madh te vetja.”
  • “Nuk dua të thyej të gjitha rekordet, dua të shijoj futbollin dhe të bëj njerëzit të lumtur.”

Ky rrëfim i sinqertë e paraqet Yamal si një talent të jashtëzakonshëm, por edhe si një djalosh që e sheh futbollin si art dhe mjet për të sjellë gëzim te tifozët.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Dhjetor, 2025 21:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.