Vitamina K: Aleat i fuqishëm për kockat, zemrën dhe trurin
Vitamina K është një nga vitaminat më të rëndësishme për shëndetin e njeriut, duke luajtur rol kyç në forcimin e kockave, mbrojtjen e zemrës dhe ruajtjen e funksioneve të trurit. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e saj mund të shkaktojë probleme serioze si tromboza, gjakderdhje dhe dobësim të strukturës së kockave.
Shenjat e mungesës së vitaminës K:
- Nxirje të shpejta në lëkurë.
- Rrjedhje gjaku nga hundët ose mishrat e dhëmbëve.
- Gjakderdhje në sistemin tretës.
Kush rrezikohet më shumë?
- Personat me kequshqyerje kronike.
- Ata që vuajnë nga varësia ndaj alkoolit.
- Njerëzit me probleme të përthithjes së vitaminave.
Burimet natyrale të vitaminës K:
- Barishtet: kale, spinaq, pazia, gjethet e rrepave.
- Perimet: brokoli, lulelakra, shpargu, majdanozi, sallata jeshile.
- Të tjera: qepët e njoma, kumbullat, kastraveci, mëlçia e viçit, çaji jeshil, peshku, vezët, borziloku i thatë, krundet e grurit, kosi dhe djathi.
Përfitimet kryesore të vitaminës K
- Shëndeti i kockave: ndihmon në transportin e kalciumit dhe ul rrezikun e frakturave, veçanërisht te femrat pas menopauzës.
- Shëndeti i zemrës: ul tensionin e gjakut, parandalon akumulimin e mineraleve në arterie dhe redukton rrezikun e atakut kardiak.
- Funksionet e trurit: lufton inflamacionin dhe stresin oksidues, duke mbrojtur nga sëmundje si Alzheimeri dhe Parkinsoni.
Flaka














