Real Madrid hedh sytë te Nathaniel Brown, por transferimi duket i vështirë
Real Madrid ka plane për të përforcuar repartin mbrojtës verën e ardhshme, dhe përveç një mbrojtësi qendre, mund të synojë edhe një mbrojtës të majtë. Sipas gazetarit Florian Plettenburg, klubi madrilen ka vendosur sytë te Nathaniel Brown i Eintracht Frankfurt, një lojtar 22-vjeçar që ka spikatur së fundmi edhe me kombëtaren e Gjermanisë.
Situata aktuale te Real Madrid:
- Xabi Alonso ka në dispozicion Carreras, Mendy dhe Fran Garcia.
- Carreras, i ardhur nga Benfica në korrik, ka fituar hierarkinë mbi Mendy dhe Garcia.
- Mendy vazhdon të ketë probleme me dëmtimet, ndërsa Garcia pritet të largohet verën e ardhshme.
Nathaniel Brown:
- Lojtar i Eintracht Frankfurt, i kërkuar edhe nga Manchester United dhe Barcelona.
- Çmimi i kartonit: 60-70 milionë euro.
- Frankfurt pret ta shesë në vitin 2026, duke qenë se interesimi nga klubet e mëdha është i lartë.
Megjithatë, burimet theksojnë se shanset që Brown të përfundojë në Spanjë janë të vogla. Real Madrid ka ende opsione të brendshme, ndërsa Barcelona nuk ka kapacitetin financiar për një transferim të tillë.
Flaka














