Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dhënë disa deklarata të rëndësishme për gjendjen e skuadrës. Ai konfirmoi se portieri gjerman Marc-André ter Stegen mund të marrë nesër “dritën jeshile” mjekësore për rikthim, por theksoi se Joan Garcia do të vazhdojë të jetë portieri numër një.
Flick gjithashtu komentoi për humbjen e Real Madridit: “Më thanë që Madridi humbi. Nuk e kam parë ndeshjen. Nuk duam të flasim për Real Madrid sepse ka ende shumë rrugë për të bërë në La Liga. Në këtë nivel duhet të japësh maksimumin në çdo ndeshje. Tani e rëndësishme është të fokusohemi te Eintracht.”
Ai foli edhe për mbrojtësin e ri Gerard Martín, duke e vlerësuar për mentalitetin dhe përkushtimin e tij: “Ai po jeton ëndrrën e tij dhe gjithmonë përpiqet të japë maksimumin për ekipin. Një lojtar si ai në qendër të mbrojtjes na ndihmon shumë.”
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
8 Dhjetor, 2025 21:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media.